Nuk ka qetësi toka, ja sa lëkundje tërmeti e tundën Shqipërinë gjatë natës së mbrëmshme

HomeAktualitet

Nuk ka qetësi toka, ja sa lëkundje tërmeti e tundën Shqipërinë gjatë natës së mbrëmshme

Frikë e madhe te shqiptarët. Toka është tundur gjatë natës, duke na kujtuar makthin e madh, që kaluam thuajse një vit më parë. Tërmeti e ka shkundur pesë herë gjatë natës Shqipërinë, teksa epiqendër kanë pasur detin Adriatik. Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme, por më të fuqishme ka qenë ato me magnitudë 4.0 të shkallës rihter, e regjistruar pak pas mesnate. Lëkundjet e tjera ishin me magnituda: 3.6; 2.6; 2.6; 4.2. Kujtojmë që lëkundja më e fuqishme kishte thellësi 10 km dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 27 kilometra nga Durrësi dhe 42 kilometra nga Tirana.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0