Nuk fitoi mandatin e kaluar, Milaim Zeka tregon a do kandidojë në këto zgjedhje

HomeAktualitet

Nuk fitoi mandatin e kaluar, Milaim Zeka tregon a do kandidojë në këto zgjedhje

Milaim Zeka i cili qenë deputet i legjislaturës së gjashtë që nga viti 2017 deri në vitin 2019, nuk ka vendosur ende për zgjedhjet e reja që priten të mbahen brenda 40 ditësh.

Zeka i cili fillimisht ishte pjesë e Nisma Social Demokrate, pas mbarimit të mandatit në vitin 2019 formoi edhe partinë e tij, të cilën e quajti Partia Social Demokrate, subjekt me të cilin garoi në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

PEK në këto zgjedhje nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe kandidati për kryeministër Milaim Zeka mori vetëm 795 vota.
I pyetur nga Ballkani.info, se si do të kandidojë në zgjedhjet e reja, Milaim Zeka, ka thënë se nuk ka vendosur akoma.

“Nuk kam vendosur akoma, nëse do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e reja si parti, deputet i pavarur apo do t’i bashkangjitem ndonjë subjekti tjetër politik”, ka thënë Zeka.

Kujtojmë se sot u.d. e Presidentes Vjosa Osmani, ka mbajtur takime me partitë politike rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kishte vendosur të çojë vendin në zgjedhje të reja, për shkak të të votës jo legjitime të deputetit Ethem Arifi./

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0