“Nuk është festë e jemja ajo” – A e dini që gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot është deputete

HomeAktualitet

“Nuk është festë e jemja ajo” – A e dini që gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot është deputete

Gati të gjithë e kemi parë videon me intervista për festën e Shën Valentinit, kur një i moshuar thotë se nuk është festë e tij, pasi ai i takon besimit islam, kur pyetet nga gazetarja se a e feston këtë ditë.Ka vite që është publikuar, por kjo video bëhet aktuale çdo Shën Valentin, shkruan Gazeta Lajmi.
Por, a e keni menduar ndonjëherë se kush është gazetarja e cila i pyet të moshuarit për këtë festë.

Nga zëri mund të kuptohet shumë lehtë se ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi. Madje, ajo shihet qartë në minutën 1:11.Idrizi kishte qenë edhe kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të viti 2017 dhe njihet për aktivizëm qytetar në këtë komunë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0