Nju Jorku i mbyll shkollat, Hungaria shtyn karantinën, në Zvicër s’ka më vend në terapinë intensive

HomeAktualitet

Nju Jorku i mbyll shkollat, Hungaria shtyn karantinën, në Zvicër s’ka më vend në terapinë intensive

Situata me pandeminë Covid-19 nuk është aspak optimiste në botë, teksa mjaft shtete marrin masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vd ekjeprurës.

Nju Jorku ka vendosur të mbyllë të gjitha shkollat duke nisur nga dita e sotme, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Lajmin e konfirmoi kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio. Për këtë qytet ky vendim ishte një goditje e rëndë, pasi aty ndodhen shkollat më të mëdha në vend.
Qeveria hungareze vendosi të shtyjë me 3 muaj karantinën “e butë” që kishte nisur në fillim të këtij muaji. Ajo duhej të zgjaste deri më 8 nëntor, por do të vazhdojë deri më 8 shkurt. Mes masave anti-Covid është ndalim qarkullimi nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit, mësimi on-line etj.

Situatë kritike prej koronavirus edhe në Zvicër, ku numri i vendeve të lira në terapinë intensive është i limituar. Zvicra ka zyrtarisht 876 vende në terapinë intensive, të gjitha thuajse të zëna si pasojë e pandemisë, që edhe në këtë shtet po rritet me përmasa të fri kshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0