Njihuni me “te favorizuarit”, ky tip gjaku është më pak i rrezikuar nga Covid-19

HomeAktualitet

Njihuni me “te favorizuarit”, ky tip gjaku është më pak i rrezikuar nga Covid-19

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gj ak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vde kja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gja kut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.
Njerëzit në çdo grup gj aku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.

Njerëzit në këto grupe të gj akut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0