Një pengesë shfaqet në rrugën drejt vaksinës kundër koroanvirusit, vullnetarët në SHBA shfaqin këto efekte anësore

HomeAktualitet

Një pengesë shfaqet në rrugën drejt vaksinës kundër koroanvirusit, vullnetarët në SHBA shfaqin këto efekte anësore

Një pengesë e re është shfaqur në rrugën drejt vaksinës Covid-19.

Pas efekteve anësore gjatë testeve klinike të kryera nga AstraZeneca dhe Oksfordi, të cilat çuan në ndalim të përkohshëm të eksperimentimit, kësaj radhe ishte radha e dy kandidateve të tjerë të vaksinës, ai i Moderna dhe ai i Pfizer.
Pesë nga vullnetarët që po marrin pjesë në provat klinike (tre me vaksinën e Moderna, dy nga Pfizer) kanë pasur efekte anësore, përfshirë ethe, temeraturë të larta, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe rraskapitje.

Efektet anësore- thotë transmetuesi amerikan Cnbc, zgjatën vetëm një ditë, por ishin vsimptoma serioze.

“Ne duhet të përgatitemi për efektet anësore të mundshme. Gjatë dozës së parë gjërat mund të shkojnë mirë por me marrjen e dozës së dytë padyshim që do të ketë efekte anësore që mund të zgjasin vetë një ditë” – u shprehën përfaqësues të Moderna të cilët theksuan se “Komisioni i sigurisë i ka dhënë dritën jeshile vazhdimit të provave klinike”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0