Një kosovar i infektuar me COVID del rrugëve të qytetit, arrestohet nga Policia

HomeAktualitet

Një kosovar i infektuar me COVID del rrugëve të qytetit, arrestohet nga Policia

jë qytetar nga Vushtrria nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së për të qëndruar në vetizolim, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID 19.

Ai kishte dalur nëpër rrugët e qytetit, ku edhe u takua nga Policia e Kosovës, nga të cilët edhe u arrestuar.

Reporteri.net ka mësuar nga Policia e Kosovës se personi me iniciale K.M është liruar në procedurë të rregullt për shkak të sigurisë së shëndetit.

Sipas burimeve brenda Policisë, i dyshuari do të intervistrohet më pas, ndërkohë që hetuesia po merret për të parë kontaktet e mundshme.

Ndryshe, Vushtrria është shndërruar në vatër të re të COVID 19, pasi së fundmi më së shumti raste u regjistruan në këtë komunë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0