Një hero 12 vjeçar, ky është Dielli që bëri Suedinë t’a fuste Kosovën në hartë(Video)

HomeAktualitet

Një hero 12 vjeçar, ky është Dielli që bëri Suedinë t’a fuste Kosovën në hartë(Video)

Mospërfshirja e Kosovës si një shtet i pavarur në tekstet shkollore vazhdon të mbetet një problem. Pikërisht, një shqetësim të tillë e ka adresuar dhe 12-vjeçari nga Kosova që jeton prej vitesh në Suedi.

Në një mesazh për “Abc-në e mëngjesit”, djaloshi rrëfeu se pasi kishte vënë re se harta e shtetit tjetër shqiptar nuk gjendej në librat shkollorë, kishte ngritur zërin duke bërë të mundur që Suedia të merrte në konsideratë kërkesën e tij dhe harta e Kosovës të bëhej pjesë e tyre.
“Unë sapo nisa klasën e gjashtë në një shkollë të re. Ishim me mësuesen në klasë dhe po mësonim për hartën e botës, për gjeografinë dhe gjëra të tilla. Ne duhet të bënim një prezantim për vende të ndryshme në të gjithë botën dhe unë zgjodha Kosovën. Por vendi nuk ndodhej në hartë.

I thashë mësueses që kjo është diskriminuese sepse unë nuk e bëja dot prezantimin e vendit tim pasi nuk ndodhej në hartë. Kështu që ajo tha se do të fliste me drejtorin e shkollës për të futur libra të rinj në shkollë. Ajo hodhi libra të vjetër dhe iu dha të gjithëve një libër të ri ku ishte shtuar dhe Kosova në hartë.”, tha 12-vjeçari.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0