Një haxhi në listën e VV’së, of endon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin

HomeAktualitet

Një haxhi në listën e VV’së, of endon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin

Gramos Agusholli do të kërkojë të bëhet deputet nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai është përfshirë në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa është shprehur i nderuar që do të garojë.

Në postimin e parë si kandidat për ta fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës, Agusholli tha se “në baza ditore takoja, bisedoja e dëgjoja individ të ndryshëm, probleme e halle të ndryshme”. Por ai nuk brengoset për hallet e komunitetit LGBTI, me të cilët sipas tij, “nuk shkohet në Evropë”. Në të kaluarën, Agusholli është shprehur disa herë kundër anëtarëve të këtij komuniteti. Ai ndjek linjën e Gëzim Kelmendit, teksa në vitin 2013 e konsideronte serb, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, të cilin duke iu referuar si hero kombëtar, e përkujtoi sot në përvjetorin e vdekjes, shefi i Agushollit në parti, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Në një rast, ai kishte ironizuar me komunitin LGBTI, duke i fyer ata.

“Së shpejti nga kompania Apple iGay dhe iVibrator”, kishte shkruar Agusholli në tetor të vitit 2014.
Dy vjet para këtij postimi, ai kishte e kishte përdorur emrin e futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri për ta ofenduar sërish komunitetin LGBTQ+.

“Me qeta shkohet në Evropë jo me pedera e lezbejka”, kishte shkruar ai në fund të vitit 2012.
Tri vjet më vonë, ai ishte shprehur sërish publikisht kundër këtij komuniteti. Kësaj radhe, duke marrë shkas nga një lajm në lidhje me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Gezim i madh ne radhet e Pederave per “humbjen” e Erdoganit hahahah” shkruante ai.
Në vitin 2013, Agusholli kishte njoftuar në Facebook se e kishte marrë vizën për të shkuar në Arabinë Saudite për ta kryer haxhin (vizitën në Mekë), që është një nga shtyllat e fesë islame.
Për këtë, ishte uruar nga Gëzim Kelmendi, kryetari i partisë “Fjala”.

“Nuk po te vjen gjynah prej neve me na provoku me kete dhurate qe te ka nderu ZOTI….Nese don me shpagu veten,mos na harro ne dua…”, kishte komentuar Kelmendi në fotografinë ku Agusholli e kishte publikuar vizën.

Mbrëmë, pasi u kandidua në garën për t’u zgjedhur deputet, ai shkroi në Facebook për “vizionin e përbashkët për të ardhmen e shtetit tonë”, duke thënë se vizioni i tij do të jetësohet përmes Lëvizjes Vetëvendosje.

“Por edhe mua, si shumë nga ju, me gëzon fakti që të përbashkët e kemi edhe vizionin për të ardhmen e shtetit tonë. I përbashkët është vizioni për shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor e social. E përbashkët është bindja që vizioni ynë do të jetësohet përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkroi Agusholli. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0