Një anëtar i AKP-së paguhet 480 euro në ditë – një dëshmi e radhës pse po Kushtetuesja po ua vazhdon zhvatjen e shtetit

HomeAktualitet

Një anëtar i AKP-së paguhet 480 euro në ditë – një dëshmi e radhës pse po Kushtetuesja po ua vazhdon zhvatjen e shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka thënë se arsyeja pse të gjithë janë bërë bashkë kundër partisë në të cilën është, po ndodhë për shkak të dëshirës për zhvatje të buxhetit të shtetit.Në shkrimin e tij, Haziri thotë se një anëtar i AKP-së, merr meditje ditore prej 480 eurosh, shumë e cila nëse pëekthehet në 5 ditë pune për ta, i bie se për këto ditë ata paguhen 2400 euro.Në reagimin e tij, Haziri thotë se në qeverinë Kurti, filluan të zvogëloheshin pagat dhe meditjet që nga zyrtarët qeveritarë e deri tek zyrtarët e ndërmarrjeve publike, teksa shton se është padrejtësi që dikush të paguhet me pagë kaq të majshme, e dikush tjetër të ardhurat mujore t’i ketë 120 euro.

Një anëtar i AKP-së merr meditje ditore prej 480 eurosh. Shembull nëse atyre iu dërgohen materiale 5 ditë para mbledhjes, vetëm gjatë këtyre ditëve sa i shqyrtojnë ato, nga buxheti i shtetit ata paguhen 2400 euro vetëm për 5 ditë.Kjo është një arsye më shumë pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padrejtë. Zhvatja e buxhetit nisi të ndalet dhe këtë ndalim po e ndal Gjykata Kushtetuese, duke ua lënë të hapur rrugën keqpërdoruesve të taksave të qytetarëve tanë.

Në qeverinë Kurti, filluan të zvogëloheshin pagat dhe meditjet që nga zyrtarët qeveritarë e deri tek zyrtarët e ndërmarrjeve publike. Nuk mundet dikush për 5 ditë të merr meditje mbi 2 mijë euro, e dikush të ketë të ardhura mujore familjare 120 euro. Është mëkat dhe padrejtësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1