Nisma propozon që testi i maturës të mbahet më 1 korrik

HomeAktualitet

Nisma propozon që testi i maturës të mbahet më 1 korrik

Anëtari i Kryesisë së Nismës Fehmi Hysenaj ka propozuar që testi maturës të mbahet më 1 korrik.

“Testi i maturës të mbahet me 1 korrik nëse situata nuk përkeqësohet dhe qendrat të kenë 80/100 nxënës dhe një klasë jo më shumë se 12 nxënës dhe të kenë masat mbrojtëse”.

Ai në një konferencë për media ka drejtuar kritika për mësimin në distancë.

“Ne kemi vërejtur disa parregullsi që vazhdojnë ta dëmtojnë mësimin. Mungesa e harmonizimit të materialeve ku janë lëshuar gabime të ndryshme, mungesa e një mekanizimi të mirëfilltë që të bëjë përcjelljen e nxënësve, ndër arsyet bazë që nuk ka shkuar ai duhet është metoda e përdorur për të transmetuar këto programe”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0