Nis takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

HomeAktualitet

Nis takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel





Ka nisur në Bruksel takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Paraprakisht, delegacionet e të dyja vendeve së pari u takuan me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi.

Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy krerët e dy shteteve u pajtuan që t’i vazhdojnë takimet.

Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe në hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0