Nis revolucioni i madh te F.C Vushtrria, hapet konkurs për 23 pozita

HomeSport

Nis revolucioni i madh te F.C Vushtrria, hapet konkurs për 23 pozita

Klubi i futbollit, Vushtrria, është duke e planifikuar një revolucion të madh.

Klubi me traditë të madhe në futbollin e Kosovës ka hapur konkurs për 23 pozita të reja përmes rrjetit social “Facebook”.

Në konkursin e publikuar nga klubi që drejtohet nga Bajrush Kajtazi janë hapur pozita prej drejtorit ekzekutiv e deri te mirëmbajtësi i stadiumit.

“Viciana Sports Club për “K.F. Vushtrria”, me rastin e riorganizimit të klubit dhe në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme për punë dhe profesionalizëm, shpall konkurs për këto pozita:

Me orar të plotë:

Drejtor ekzekutiv (CEO)
Zyrtar Financiar
Drejtor sportiv
Sekretar i klubit
Koordinator i klubit (përgjegjës për organizimin e ndeshjeve dhe koordinimin e aktiviteteve tjera brenda hapësirave të klubit)
Menaxher i stadiumit (dhe aseteve tjera përcjellëse)
Zyrtar për media
Kryetrajner për Skuadren A
Ndihmës trajner për Skuadren A
Trajner i portierëve për Skuadren A
Trajner kondicional
Përgjegjës për sektorin e scout-ëve (përzgjedhësve të futbollit)
Evidentues statistikor
Fizioterapeut
Doktor i përgjithshëm
Drejtor / Koordinator i shkollës së fubollit
Trajner për 6 grupmosha (U-19, U-17, U-15, U-13, U-11, U-9)
Me orar të pjesshëm (part-time):

Scout (nga të gjitha qytetet e Kosovës)
Shitës i biletave
Fotograf
Video Xhirues / Animator
Punëtor në byfen e stadiumit
Mirëmbajtës i objekteve të stadiumit (pastrues)
Per te aplikuar, ju lutemi vizitoni: http://vicianasc.com

Konkursi mbetet i hapur per 14 dite, prej dites se publikimit”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0