Nis dita e dytë e intervistimit të Thaçit nga Gjykata Speciale

HomePolitike

Nis dita e dytë e intervistimit të Thaçit nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Gjykatën Speciale, ku edhe do të vazhdojë intervistimi i tij nga Dhomat e Specializuara, i cili ka nisur të hënën.

Thaçi nuk u prononcua për medie, por në një transmetim live u pa duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, në ditën e dytë të intervistimit.

Gjatë ditës së hënë, intervistimi i tij zgjati më shumë se gjashtë orë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0