Nga 50 deri në 82 vjeç – mosha e 11 vi ktimave nga Covid-19 në Kosovë

HomeAktualitet

Nga 50 deri në 82 vjeç – mosha e 11 vi ktimave nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Sipas IKShPK-së, të vd ekurit nga Covidi janë të moshës nga 50 deri në 82 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vde kjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vd ekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në komunikatë.

Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vd ekjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0