Nga 400 mijë euro e më poshtë, sa para mund të humbin këngëtarët këtë verë?

HomeShowbiz

Nga 400 mijë euro e më poshtë, sa para mund të humbin këngëtarët këtë verë?

Në mesin e sektorëve të prekur rëndë nga pandemia COVID-19 është ai i artistëve.

Të ardhurat e gjeneruara nga koncertet, mbrëmjet e tjera muzikore e ahengjet familjare janë vënë në pikëpyetje shkaku i masave për kufizimin e përhapjes së virusit që ndalojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve.

Përgjatë kësaj kohe, një listë e gjatë artistësh me në krye Labinot Tahirin kanë qenë të zëshëm në kundërshtim ndaj masave të institucioneve duke kërkuar largimin e ndalesave nën pretekstin se ‘nuk ka virus’.

Por cili është impakti ekonomik për secilin prej tyre?

Ndonëse pagesat që marrin zakonisht artistët nuk janë tërësisht transparente, ne sot do bëjmë kalkulime mbi ato që thuhen nga sezoni në sezon.

Nëse në situatë hipotetike koncertet nuk do të mbaheshin këtë verë, një prej artisteve më të cilin e nisim listën që do të ketë më shumë humbje financiare është Tayna.

Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.

Rreth 400,000 euro mund të mbetët pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar.

Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Premtuese vera duket të mos jetë as për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqi – Danin e Labinot Tahirin, nëse mbesin në fuqi masat e ndalimit të grumbullimeve në koncerte. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.

Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro.

Ndonëse transparenca për shifra të sakta mungon, kjo ishte një pasqyrë e përafërt për fitimet në koncerte të cilat këtë vit janë vënë në pikëpyetje duke u varur tërësisht nga trendi i epidemisë që do t’i diktojë edhe masat në fuqi. Situata pritet të qartësohet përgjatë muajit Qershor, në fazën e tretë të përballjes me COVID-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1