“Nëse dështon ky skenar President mund të zgjedhet dikush nga familja Jashari ”

HomeAktualitet

“Nëse dështon ky skenar President mund të zgjedhet dikush nga familja Jashari ”

Analisti politik, Arton Demhasaj thotë se skenari më i mundshëm për zgjedhjen e presidentit të ri do ishte një koalicon mes VV-së e AAK-së ku Vetëvendosje do e mbështeste kandidatin e AAK-së për president.

Megjithatë, si skenar të dytë të mundëshëm e sheh kandidimin e dikujt nga familja Jashari.

Kjo sipas Demhasajt do ishte lehtë e arritshme pasi që AAK veçse ka deklaruar se do e mbështesë dikë nga familja Jashari e edhe PDK do ishte e detyruar ta mbështesë për shkak të elektoratit të tyre në Drenicë.

“Në rast të dështimit të negociatave mes VV-së e AAK-së për koalicion potencial paszgjedhor e me u mbështetë kandidatura e AAK-së për president, mund të lind ideja që me u propozu kandidati nga familja Jashari. Edhe vet AAK e Haradinaj e kanë thënë publikisht që nëse vjen kandidatura nga familja Jashari ata do e votojnë. Mund të ndodhë nëse dështon skenari i parë pasi që edhe Vetëvendsoje do mund ta mbështeste, kjo do ishte e vështirë edhe PDK që të mos e votojë dikë nga familja Jashari duke e ditë bastioni e baza kryesore e elektoratit të PDK-së është Drenica. E mosvotimi i dikujt nga familja Jashari do mund të kishte pasoja elektorale tek Partia Demokratike“, thotë Demhasaj në intervistë për Gazeta Blic.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0