Nëna nga Prishtina braktis djalin, arrestohet

HomeAktualitet

Nëna nga Prishtina braktis djalin, arrestohet

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një nënë në Prishtinë është arrestuar pasi kishte braktisur djalin, shkruan Express.

Në lidhje me rastin është njoftuar Qendra Sociale dhe Prokurori i Shtetit, me vendim e të cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e sajë mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit t dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0