‘Nëna dhe babai ishin serbë’, ka në dorë ‘çelësin’ e qeverisë, ja ç’thoshte Abazovic për Skënderbeun (Video)

HomeAktualitet

‘Nëna dhe babai ishin serbë’, ka në dorë ‘çelësin’ e qeverisë, ja ç’thoshte Abazovic për Skënderbeun (Video)

Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazovic është në qendër të vëmendjes pasi llogaritet si figura kryesore për formimin e qeverisë së ardhshme. Ai si kryesues i platformës politike URA ka fituar 4 deputetë. Ndërkohë forca e tij politike ka në krye malazezë dhe serbë.

Ditët e fundit, Abazovic ka marrë vëmendje për intervistën që ka dhënë para se të vendosej shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Ulqin. Politikani u shpreh se: “Unë mendoj se do të vendoset gjatë vitit 2019 dhe mendoj se Skënderbeu pavarësisht perceptimit, megjithatë është nje personalitet pajtues për këtë rajon, nëse historia lexohet në mënyrë të gabuar, e dini se nëna tij ka qenë sllave apo serbe dhe babai… dhe unë mendoj se se ai ka qenë i pari që iu ka përgjigjur në mënyrë të organizuar në atë hapësirë asaj që ishte Perandori Osmane, unë mendoj se ai është nje personalitet pajtues.

Por sa më përket mua personalisht unë mendoj se Ulqini duhet të fitojë diçka tjetër, mendoj se duhet të kemi përmendore për marinarët tanë, për flotën e madhe detare që e kishin për Servantesin, për Sabati Zevin që ka vdekur në Mal të Zi.

Më vonë, për këtë intervistë kishte bërë një sqarim në rrjetet sociale duke thënë: Të nderuar,

Që kur filloi çështje e “zarfit” dhe demaskimi i të gjitha çështjeve që jam duke folur me vite, qeveria ka filluar me fushatën brutale kundër meje. Pse? Sepse unë jam i vetmi politikan nga radhët e pakicave nacionale që vazhdimisht luftoj kundër tyre, i shkatërroj konceptet e tyre ndaj pakicave nacionale që i mbajnë si peng dhe garant të politikave të tyre të dështuara dhe të korruptuara, dhe sepse kam kontakte shumë të mira ndërkombëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0