Në Vushtrri vazhdon “festa”, lokalet nuk po e ndalin punën/ VIDEO

HomeAktualitet

Në Vushtrri vazhdon “festa”, lokalet nuk po e ndalin punën/ VIDEO

Ndonëse mbrëmë në Prishtinë u mbyllen disa lokale të cilat nuk respektonin vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën kundër COVID-19, sonte në Vushtrri assesi nuk po ndalet ‘festa’.

Sërish është Budapest Club në Vushtrri, i cili po vazhdon punën ani pse me vendimet e Qeverisë atyre nuk u lejohet kjo gjë.

Kjo nuk është hera e parë që ky Club, po punon duke shkelur masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Madje në paralajmërimet e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se mbrëmja muzikore fillon në orën 18:00 dhe mbaron në orën 23:00, shkruan Gazeta Insajderi.

Aty përveç që është ambient i mbyllur, nuk ka as distancë sociale e as ndonjë masë tjetër e cila parandalon përhapjen e virusit korona.

Vazhdon mosrespektimi i vendimeve të Qeverisë, Budapest Club nuk e ndalë punën

Vazhdon mosrespektimi i vendimeve të Qeverisë, Budapest Club nuk e ndalë punën

Posted by InStory on Sunday, August 2, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0