Në rrjetet sociale qarkulloi peticioni për shkarkimin e Isa Mustafës, vjen reagimi nga LDK

HomeAktualitet

Në rrjetet sociale qarkulloi peticioni për shkarkimin e Isa Mustafës, vjen reagimi nga LDK

Pas qarkullimit në rrjetet sociale të një peticioni ku kërkohej shkarkimi i Isa Mustafës nga kryetari i LDK-së, ka ardhur reagimi nga Forumi i Rinisë i kësaj partie, raporton GazetaLajmi.

Kryetari i këtij forumi, Fidan Rekaliu tha se ai dhe forumi që e drejton distancohen nga ky peticion.“Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’se gjithë këto vite”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:Te dashur miq, anetarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosoves,Në portale të ndryshme po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK’së, Akademik Isa Mustafa.

Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK’së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion.Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’se gjithë këto vite.Nga komunikimi im i rregullt me strukturat e FR/LDK më është konfirmuar qendrimi që të rinjtë e LDK’së mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimekëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19.LDK, edhe këtë herë, si gjithmonë mbetet unike dhe qëndron fort në mbrojtje të vlerave tona themeltare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0