Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë te pacientja 28 vjeçare

HomeAktualitet

Në QKUK kryhet një intervenim i rrallë te pacientja 28 vjeçare





Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se kanë realizuar për herë të parë një intervenim kirurgjik mjaft kompleks.Në njoftimin e bërë për media thuhet se pacientja 28 vjeçare kishte vuajtur më herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë intervenimi kirurgjik, mjaft kompleks, me qasje anale pa hapje të barkut, reseksioni rectosigmoidal 80 cm me anastomozë colo-anale për shkak të prolapsit rektosigmoidal (daljes së zorrës së trashë përmes anusit) me gangrene dhe perforacion të zorrës së trashë, për shkak të prolapsit”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se “pacientja 28 vjeçare, e cila kishte vuajtur me herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut, kishte dalje të zorrës së trashë përmes anusit afro 1 metër”.“Ekipa kujdestare e Kirurgjisë Abdominale, e asistuar nga ekipa e anestezionit, realizuan intervenimin kirurgjik, duke resekuar kolonin rektosigmoidal me anastomoze colo-anale, sipas procedurës Altemeier”, vijon njoftimi.QKUK thekson se pacientja është liruar në shtëpi 6 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0