Në Maqedoninë e Veriut sot hapen xhamitë

HomeAktualitet

Në Maqedoninë e Veriut sot hapen xhamitë

Me vendim të Bashkësisë Fetare Islame, sot do të hapen xhamitë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Myftinia e Shkupit dje
ka shpërndarë afishe për besimtarët mysliman se si duhet të sillen në xhami, si duhet të kenë kujdes dhe t’i ndjekin rregullat e vendosura për mbrojtje nga Covid-19.

Sipas rregullores të publikuar nga Myftinia e Shkupit besimtarët, të cilët kanë simptoma të gripit nuk kanë të drejtë të vizitojnë xhaminë, marrja e abdesit të trupit realizohet në shtëpi.

Secili besimtar është i detyruar të marrë sexhade për kryerjen e riteve fetare. Mbajtja e maskave si dhe dezinfektimi i duarve para hyrjes në xhami është e detyrueshme.Brenda xhamisë do të ketë vende të përcaktuara ku do të mund të kryhen ritet fetare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1