Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë mbi 1000 puntorë shëndetësorë janë prekur nga virusi

HomeShendeti

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë mbi 1000 puntorë shëndetësorë janë prekur nga virusi

Është bërë e ditur se që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi një mijë e 200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me këtë virus.Vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve, 485 mjekë brenda klinikave dhe spitaleve publike u infektuan me Coronavirus, e 200 prej tyre vazhdojnë të jenë raste aktive.Ndërkaq, vetëm 11 të tjerë janë jashtë institucioneve shëndetësore.

Në mesin e mjekëve të cilët po përballen me këtë virus është edhe drejtori i Klinikës së Emergjencës, Basri Lenjani, e cili tash e 6 ditë gjendet në vetizolim bashkë me gruan e tij dhe djalin, të cilët rezultuan pozitivë në testet për Covid-19.Derisa Lenjani thotë të jetë i shqetësuar me numrin e madh të stafit shëndetësor të cilët po infektohen nga ky virus, bën thirrje që gjatë izolimit të infektuarit të kenë kujdes të shtuar me shëndetin mendor.
Federata Sindikale e Shëndetësisë numrin e madh të mjekëve që u infektuan gjatë kësaj periudhe e cilëson si shqetësues.

Sipas udhëheqësve të FSSH-së, betejën me Covid-19 po e humbin edhe mjekët të cilët nuk janë drejtpërsëdrejti të lidhur me trajtimin e pacientëve të infektuar.E më shumë se mjekët gjatë kësaj kohe u infektuan infermierët nga ky virus.Mbi 700 infermierë rezultuan pozitivë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa numri i lartë i të infektuarve u shënua gjatë korrikut, ku u infektuan 200 infermierë gjatë punës së tyre nëpër klinika e spitaleGjatë kësaj periudhe, në mesin e stafit shëndetësor u infektuan edhe 34 farmacistë të infektuar, 14 fizioterapeutë, dhe 13 teknikë të farmacisë.Ndërsa të enjten, në orën 21:00, në shenjë nderimi për vdekjen e të gjithë mjekëve gjatë kësaj kohe nga Covid-19, Oda e Mjekëve të Kosovës u ka bërë thirrje mjekëve që të ndezin qirinj dhe t’i fikin dritat për 1 minutë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0