Kolona të gjata u panë të shtunën mbrëma në Gjilan. E gjithë këto vetura, po presin të furnizohen me derivate tek një pompë e benzinës në këtë qytet.
Këtë rënie të çmimit të derivateve në këtë kohë, po e mirëpresin qytetarët.Por, me këto çmime të ulëta, duket që kosovarët nuk do të shërbehen edhe për shumë kohë.
Nga Shoqata e Naftëtarëve, thonë që në ditët e ardhshme, pritet të ketë një ngritje të çmimeve.
Berjani shtoi se çmimi i naftës përcaktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC.
Ndërsa sipas tij, Kosova ende vazhdon t’i ketë çmimet më të lira në rajon.
Ndërkohë, ditë më parë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, njoftoi se ka dënuar plot 14 kompani, të cilat dyshohet se kurdisen çmimet e derivateve.
COMMENTS