Në këto pjesë të Kosovës do bie borë gjatë javës

HomeAktualitet

Në këto pjesë të Kosovës do bie borë gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin për motin për pesë ditët e ardhshme.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius”, njofton Instituti.
Sipas IHMK, reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0