Në këtë qytet të botës nuk ekzistojnë paratë, pushteti dhe as feja

HomeSociale

Në këtë qytet të botës nuk ekzistojnë paratë, pushteti dhe as feja

Në Indi ekziston një qytet “utopik” me 25 mijë banorë, i quajtur Auroville, ku paraja, pushteti dhe feja nuk kanë asnjë vlerë.

Auroville u themelua në vitin 1968 nga një filozof indian dhe një grua franceze, dhe sot njihet si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qyteti është i ndarë në 4 zona: industriale, ndërkombëtare, kulturore dhe rezidenciale. Në Auroville prona është kolektive, ajo që bëhet nga banorët e këtij qyteti nuk mund të shitet dhe çdo aktivitet bazohet në vullnetarizmin.

Çdo qytetar është i detyruar të punojë të paktën 5 orë në ditë për të mbështetur komunitetin, por nuk ka një ndarje të saktë të punës.

Qyteti është i vetë-mjaftueshëm për sa i përket energjisë, kjo falë energjisë diellore. Ai bazohet në bujqësinë organike dhe riciklimi është shumë i rëndësishëm. Sa i përket arsimit, shkollat janë falas dhe pa nota.

Në Auroville ekziston një zonë e dedikuar për meditimin dhe kërkimin shpirtëror, por nuk ka asnjë fe zyrtare – çdo qytetar është i lirë të predikojë besimin e tij.

Sidoqoftë, e vetmja formë e qeverisjes brenda qytetit është nga Këshilli i Auroville dhe Komitetet e Punës, që zgjidhen çdo 4 vjet dhe merren me çështjet më të rëndësishme administrative. Një organ tjetër është Kuvendi i banorëve, ku të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre ose të bëjnë propozime.

Megjithatë, për t’u bërë qytetarë të Auroville, duhet të kaloni një proces mjaft kompleks pranimi, ku ka një vlerësim të kandidatëve.

Faza e parë e vlerësimit përfshin kryerjen e një periudhe vullnetare në komunitet, e ndjekur nga një vit provë në të cilin kandidati nuk mund të largohet nga India dhe duhet të sigurojë shpenzimet e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0