Në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajt është gjendur një tub i ujësjellësit i shekullit IV-V të erës sonë, shkruan Gazeta Lajmi.
Tubi rrjedh historinë e civilizimin nga periudha romake dhe është i punuar nga qeramika. Kryetari i kësaj komune Agim Aliu ka thënë se pjesët e këtij tubi mund të vizitohen në Muzeun e Ferizajt.
“Në tokën e Komogllavës në lokalitetin “Kroni” u gjet befasisht tubi i ujësjellësit i punuar nga qeramika që i takon periudhës romake të shekujve IV-V të erës sonë, që dëshmon mbi të gjitha civilizimin në këto anë, pjesët e së cilës mund të vizitohen në Muzeun e Ferizajt”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Tubi që rrjedh historinë e civilizimin nga periudha romakeNë tokën e Komogllavës në lokalitetin "Kroni" u gjet…
Posted by Agim Aliu on Saturday, July 11, 2020
COMMENTS