Në anën e kujt është Trump, sipas Vuçiq?

HomePolitike

Në anën e kujt është Trump, sipas Vuçiq?

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, në një diskutim të organizuar ditë më parë nga Columbia University teksa kishte folur për të ardhmen e Kosovës, kish

Pas akuzave të veteranëve se nuk i ftoi në themelimin e Institutit për krime, Haxhiu ua publikon ftesën
Zëdhënësi i Qeverisë tregon sa këshilltarë ka Kurti
Abazi për deklaratat e Ramës: Tentoi t’i shmanget debatit, Shqipëria po qeveriset nga oligarkët

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, në një diskutim të organizuar ditë më parë nga Columbia University teksa kishte folur për të ardhmen e Kosovës, kishte thënë se aktualisht administrata e Trump ka braktisur politikën tradicionale amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor dhe specifikisht për Kosovën. Serwer ka thënë se pushteti i Trump aktualisht ka marrë anën e Serbisë.

Për afrim me qëndrimet e Serbisë, edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka akuzuar emisarin e Donald Trump për dialogun, Richard Grenell.

Por çfarë thotë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe a është duke e mbështetur Trumpi Serbinë.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Vuçiq ka thënë se Trump nuk është në anën e Serbisë sa i përket dialogut me Kosovën, por thotë se ndryshe nga administratat tjera, kjo aktualja dëshiron të dëgjojë edhe zërin e Serbisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0