Në agjendën e Edi Ramës nuk është takimi me Ramush Haradinajn

HomeAktualitet

Në agjendën e Edi Ramës nuk është takimi me Ramush Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta nisë javën me vizitë në Kosovë.

Por, në agjendën që është bërë publike për vizitën e tij në Kosovës nuk është se është paraparë të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton GazetaLajmi.

Fillimisht është paralajmëruar takimi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ora 13:15.

Më pas, Rama do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ora 15:00.

Në ora 16:00 pritet të takojë kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndërsa në ora 18:00 kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa në fund të ditës së sotme, në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk dihet nëse takimin me ish-kryeministrin e Kosovës e ka lënë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

Arbresh.info ka raportuan edhe gjatë së dielës për vizitën e Edi Ramës në Kosovë e cila edhe u bë publike sot.

Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinjan i kishin acaruar marrëdhëniet e tyre që nga përhapja e idesë së Ramës për krijimin një Minishengeni Ballkanik.

E fundit ishte kur Rama vendosi të padisë Haradinajn për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Padinë, avokatët e tij e dorëzuan më 15 janar 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0