Në adresën e një xhamie në Francë dërgohet kër cënim për vr asje: “Lu fta ka filluar”

HomeAktualitet

Në adresën e një xhamie në Francë dërgohet kër cënim për vr asje: “Lu fta ka filluar”

Një xhami në distriktin Vernon, që shtrihet në pjesën veriore të Francës, ka marrë kër cënim të martën.

Në letrën e lënë në kutinë postare të xhamisë kishte kër cënim për vr asje dhe mesazhe fy ese kundër turqve, arabëve dhe komunitetit që shkon rregullisht në atë xhami për t’i kryer ritet fetare.
“Lu fta ka filluar. Ne do t’ju nxjerrim nga shteti ynë. Do të jepni llogari për vd ekjen e Samuelit”, thuhet në këtë letër, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Në letër kishte gjithashtu përmbajtje fy ese kundër grave myslimane që bartin shami në kokë.
Ndryshe, një xhami tjetër afër Parisit së fundi është mbyllur për gjashtë muaj nga autoritetet franceze pasi e kishte shpërndarë një video ku kritikohej mësuesi i vr arë, Samuel Paty.

Këtë muaj ,presidenti francez, Emanuel Makron, i akuzoi myslimanët e Francës për separatizëm dhe tha se Islami është fe në krizë në tërë botën.
Disa shtete me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë dhe Pakistanin, e kanë dë nuar qëndrimin e presidentit francez në mbrojtje të karikaturave të profetit Muhamed.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0