Ndryshon situata edhe në Pensilvani, Trumpit i tkurret shumë epërsia

HomeAktualitet

Ndryshon situata edhe në Pensilvani, Trumpit i tkurret shumë epërsia

Kandidatit republikan, Donald Trump, përpos në Georgia, i është tkurrur shumë epërsia edhe në një shtet tjetër kyç, Pensilvani, ku në fazën e parë të numërimit kishte dallim prej qindra mijëra votash me rivalin Joe Biden.

Sipas të dhënave të televizionit Fox News, dallimi mes Trumpit dhe Bidenit në Pensilvani aktualisht është vetëm rreth 18 mijë vota, ndonëse disa orë më parë ishte mbi 100 mijë, ndërsa në natën e zgjedhjeve epërsia e presidentit ishte edhe më e lartë, shkruan Gazeta Express.

Kur janë numëruar 97 për qind e votave në këtë shtet, Donald Trump ka rreth 3 milionë e 285 mijë vota ose 49.6 për qind, ndërsa Joe Biden 3 milionë e 267 mijë ose 49.6 për qind. Përkthyer në përqindje, epërsia e Trumpit është vetëm 0.3 për qind.

Duhet theksuar se Pensilvania ka 20 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve në shtetet tjera që ende nuk janë përcaktuar.

Shtetet tjera ku ende nuk po dihet fituesi janë Karolina Veriore, Georgia dhe Nevada. Në Nevada, Bideni e ka rritur pak epërsinë ndaj Trumpit në krahasim me rezultatin e një dite më parë, ndërsa në Georgia epërsia e Trumpit është ngushtuar shumë.

Nëse vazhdon ky trend i votave për të dy kandidatët, Joe Biden ka shumë më shumë gjasa për ta fituar garën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0