Ndodhi në Gjakovë: Pasi e goditën fuqishëm me veturë, të pla.gosur në tokë e rra.hin me shufra hekuri

HomeAktualitet

Ndodhi në Gjakovë: Pasi e goditën fuqishëm me veturë, të pla.gosur në tokë e rra.hin me shufra hekuri

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit H.B dhe F.B të cilët kishin tentuar ta vr.as.in vik.timën I.A.

Sipas njoftimit të Gjykatës, mbrëmjen e së premtes të dy.shuarit kanë tentuar ta privojnë nga jeta vik.timën në fshatin Bec të Gjakovës, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme.Të dyshuarit e kanë sulmuar vik.timën me veturë, e më pas e kishin god.itur me shufra metali.

“Me date 28.08.2020 rreth orës 19.20min, në fshatin Bec të Gjakovë, të pandehurit H. B. dhe F. B. me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I. A. për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kanë në mes vete.

Ditën kritike të pandehurit furishëm e godasin me veturë të dëmtuarin I. A., pastaj nga ajo veturë kishin dalë dy të dyshuarit të cilët e kishin go ditë me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.“Me këto veprime të pandehurit H. B. dhe F. B. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vr.asja” e ngelur në tentativë, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thekson njoftimi.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0