Ndërron jetë vëllai i këngëtarit Sabri Fejzullahu

HomeAktualitet

Ndërron jetë vëllai i këngëtarit Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ndarë një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme (e martë).

Ai përmes një njoftimi të ndarë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë vëllai i tij.

Me një fotografi të përbashkët të publikuar në Instagram, Sabriu i bën një dedikim prekës duke shtuar se do i mungojë shumë.

Ky është postimi i plotë i Fejzullahut:

“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë.

Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!

Shpirti yt u bëftë dritë”.

Për të vëllain, Fejzullahu javë më parë ka potencuar se u takua me të pas një kohe të gjatë për shkak se ishte vetkarantinuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0