Ndalohet një person i dyshuar për ter rorizëm në Prishtinë

HomeAktualitet

Ndalohet një person i dyshuar për ter rorizëm në Prishtinë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”, raporton Express

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj K.P.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0