Ndalet në gjysmë dasma në Gjakovë dhe shqiptohen 203 gjoba për mosrespektim të masave

HomeAktualitet

Ndalet në gjysmë dasma në Gjakovë dhe shqiptohen 203 gjoba për mosrespektim të masave

Edhe kohë pandemie, edhe dasma. Të dyja të bashkëdyzuara zhvillohen në Kosovë.

Mirëpo një dasmë mbrëmjen që lamë pas u ndal në gjysmë në qytetin e Gjakovës.

Këtë për Gazeta Lajmi e ka pohuar Drejtori i Policisë për regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka njoftuar po ashtu se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 203 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat e qeverisë në luftën kundër Covid-19.

“ Po kemi ndaluar një dasmë mbrëmjen e kaluar, ndërsa kemi shqiptuar 203 gjoba për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat e institucioneve në parandalimin e Covid-19”, tha Graishta për IndeksOnline.

Graishta po ashtu ka njoftuar se është iniciuar një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ku mbrëmë ishte raportuar se një qytetar në Çarshi të Gjakovës i ishte vërsulur policit për shkak se i kishte kërkuar që ta vë maskën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0