Natë e gjitha “Kuq e Zi”, 4 ekipe shqiptare vijojnë rrugëtimin në Europa League

HomeSport

Natë e gjitha “Kuq e Zi”, 4 ekipe shqiptare vijojnë rrugëtimin në Europa League

Skuadra e Laçit është kualifikuar në turin e dytë të Europa League pasi në Azerbajzhan ka mposhtur me penallti 4-5 skuadrën e Keshlas.

120 minutat, fillimisht 90 ato të rregulltat dhe më pas ato të shtesës, përfunduan me shifrat e bardha 0-0. Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por më shumë u përpoqën të mbronin sa të sulmonin.

Tani Laçi do të luaj në turin e dytë, ku në ditët në vijim do të mësojë edhe kundërshtarin.

Kukësi ka vulsour ecurinë fantastike të skuadrave shqiptare në turin e parë të Europa League. Skuadra verilindore e drejtuar nga Skënder Gega ka mposhtur 2-1 Slavian e Sofias në Air Albania, falë golave të Eze dhe Kooper.

Për miqtë nga bullgaria barazoi përkohësisht Krastev në minutën e 81, por në fund vlejti sa për statistikë.

Verilindorët pothuajse në çdo vit kanë bërë hapa të rëndësishëm në kalimin e tureve, ndërsa edhe ky nuk duket se do të mbesë me kaq.

Më herët turin e parë të Europa League e kaluan edhe Laçi me Teutën, ndërsa Tirana është e kualifikuar për në turin e tretë.

Një gol në minutën e 6 dhe një tjetër në të 87-ën i ka dhënë kualifikimin historik Teutës në turin e dytë eliminator të Europa League. Skuadra shqiptare e drejtuar nga Edi Martini ka mposhtur pastër 2-0 në ‘Niko Dovana’ izraelitët e Beitar Jerusalem.

Pak çaste pasi nisi ndeshja, sulmuesi Krasniqi gjeti momentin e duhur për të dërguar në rrjetë një kros nga e majta, duke zhbllokuar shifrat. Teuta në vijim ishte e aftë të ruante rezultatin dhe në disa raste të dilte në kundërsulm të shpejtë, por duhet të vinte minuta e 87 për të dyfishuar shifrat. Autori i golit në këtë rast ishte sulmuesi tjetër Rubin Hebaj.

Tani Teuta do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League, ndërsa aventura e Beitar ndërpritet këtu. Si pjesmarrëse në turin e dytë Teuta do të fitojë edhe një shifër të konsiderueshme nga UEFA. Duke përfshirë edhe pjesmarrjen në turin e parë shpërblimi shkon në 500 mijë euro.

Po ashtu në Europa League do të jetë edhe Tirana, e cila u skualifikua nga Champions League pas humbjes 0-1 me serbët e Red Star.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0