Nasim Haradinaj reagon ashpër pas arrestimit të Salih Mustafës nga Specialja

HomeAktualitet

Nasim Haradinaj reagon ashpër pas arrestimit të Salih Mustafës nga Specialja

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se arrestimi i Mustafës është i lidhur më votimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Është pasojë e duarve të ngritura, Gjykata Speciale u votua në Kuvendin e Kosovës dhe tash arrestohet qytetari në shtetin e tij nga dikush tjetër”, tha Haradinaj për Insajderin.

Haradinaj nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë aktivitet të OLV-UÇK-së, për ta kundërshtuar këtë arrestim, duke thënë se kjo organizatë ka mbledhje të rregullta me degët e saj ku merren vendimet.

Salih Mustafa është arrestuarsot, kjo është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0