Naser Rafuna tallet me presidenten Jahjaga për gafat që bënte në publik

HomeShowbiz

Naser Rafuna tallet me presidenten Jahjaga për gafat që bënte në publik

Ditën e djeshme ish presidentja Atifete Jahjaga uroi aktoren Adriana Matoshi për çmimin e fituar në Festivalin e Francës “See a Paris 2020”, si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”, shkruan GazetaLajmi.

E këtë urim të bërë nga Jahjaga e ka shpërndarë dhe aktori Fatmir Spahiu i cili dhe e ka falenderuar, por tek postimi i tij ka komentuar aktori Naser Rafuna.Ky i fundit është tallur me presidenten, e cila që nga momenti kur ngatërroi një ndeshje futbollistike të Kosovës, nga aty filluan të bëhen ‘meme’ të shumta me të.

”A janë emrat e saktë babush hahahaha. Humor, humor. Suksese e bravo”, ka shkruar Rafuna në këtë koment.Ky koment i tij është bërë pasi që Jahjaga ka gabuar disa herë emrat e shteteve por edhe të njerëzve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0