NASA jep lajmin e shumëpritur, në Hënë ka ujë dhe…

HomeAktualitet

NASA jep lajmin e shumëpritur, në Hënë ka ujë dhe…

Në Hënë ka ujë dhe për ta gjetur mund të jetë shumë më e lehtë se sa mendohet. Këtë informacion e dha NASA, duke i hapur rrugë një misioni në satelitin e vetëm natyror të Tokës në të ardhmen.

Sipas dy studimeve të publikuara në “Nature”, teleskopi Sofia ka zbuluar rastësisht “firmën” e molekuës së famshme të ujit, H2O. ndërsa Universiteti i Kolorado mendon se më shumë se 40 mijë kilometra katrorë të sipërfaqes hënore mund të mbajnë të fshehur ujë.

Uji është i fshehur në forma akulli nën sipërfaqe, në zona të caktuara të Hënës. Studimet e mëparshme kishin zbuluar se ui në Hënë mund të ndodhej në zonën jugore të satelitit të Tokës.

Teleskopi Sofia, i montuar në bordin e një Boeing 747, analizoi spektrin e Hënën, duke konfirmuar praninë e molekulës së ujit. Madje ajo është e pranishme në sasi të konsiderueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0