Nagelsmann: Shënuam me fat, por ishim më të mirë

HomeSport

Nagelsmann: Shënuam me fat, por ishim më të mirë

NagelsmannKa regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij, Leipzig.Julian Nagelsmann po e shijon në pafundësi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas triumit minimal por të merituar ndaj Atletico Madridit, përcjell Gazeta Lajmi.

33 vjeçari pas ndeshjes deklaroi se djelmoshat që ai drejton, e merituan kualifikimin, ani pse goli i barazimit ua humbi paksa ekuilibrin, por se ia dolën me mjaft sukses që të rikthehen.

“Nuk më kujtohet ndonjë rast shumë i rrezikshëm nga Atletico. futbollistët zbatuan urdhrat, kryen punën e tyre sipas parashikimeve.E humbëm ofansivën kur e shënuam golin e parë. Duhet pranuar, ne ishim me fat që shënuam golin e fitores. Por, sërish, me bindje them se ishim skuadër më e mirë në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash Nagelsmann.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0