Mustafa: Nëse s’kemi marrëveshje për presidentin shkojmë në zgjedhje

HomePolitike

Mustafa: Nëse s’kemi marrëveshje për presidentin shkojmë në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje për presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse kemi marrëveshje për presidentin ajo duhet të jetë marrëveshje e mirëbesimit që ka të bëjë edhe me qeverisjen”, ka thënë Mustafa.

Duke folur për kandidaturën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për president, Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar në LDK kandidatura e tij.

“Haradinaj ka shprehur vullnetin e tij, njëjtë e ka bërë edhe partia e tij. Nuk e kemi diskutuar në parti këtë propozim, pasi kemi ende e kemi një president në zyre”, ka thënë Mustafa në RTK.

Sa i përket raporteve me presidentin Thaçi, Mustafa ka thënë se më të asnjëherë nuk ka pasur raporte të veçanta. “E kam respektuar dhe e respektoj në pozitën në cilën është. Në çdo moment që më ka thirrur kam kontaktuar më të. Jam dëgjuar më të lidhur me vendim për zgjedhjet në Podujeve. Dje, jemi dëgjuar në telefon. Me ka informuar për vendimin e caktimit të datës dhe i kam thënë se ne s’kemi arsye që ato të shtyhen. Zgjedhjet mund të trokasin nëse ne nuk gjejmë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Nuk mendoj se është mirë të shkohet në zgjedhje tash, jo sepse frikësohemi, pasi që nuk qëndrojnë ato sondazhe që disa po i nxjerrin, por këtij vendi nuk i duhen zgjedhjet sepse kemi hyrë në proces të zgjidhjes së çështjeve të brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Mustafa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0