Mustafa fton Osmanin t`i publikojë emrat e zyrtarëve të LDK-së që folën kundër saj në SHBA e Gjermani

HomePolitike

Mustafa fton Osmanin t`i publikojë emrat e zyrtarëve të LDK-së që folën kundër saj në SHBA e Gjermani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ftoi sot nënkryetaren e partisë Vjosa Osmani, t`i bëjë publike emrat e zyrtarëve të LDK-së, të cilët siç ka thënë, kanë folur prapa shpine kundër saj, në administratën amerikane.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj Osmani ka argumente, do ta ftonja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

Mbrëmë gjatë një interviste televizive, Osmani akuzoi zyrtarë të lartë të kësaj partie, se u kanë thënë amerikanëve se ajo nuk e përfaqëson partinë.

“Kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP’së, dhe të tjerëve lidhur me mua, prapa shpine. Flitet për letra ku thonin se Vjosa Osmani nuk shpreh asnjë qëndrim të LDK’së. Pastaj po këta zyrtarë të SHBA’së dhe të EPP’së më njoftonin mua cka u ka thënë partia”, është shprehur Osmani. Madje ajo ka deklaruar se nuk ua falë ofendimet çnjerëzore që, sipas saj, i kanë bërë anëtarë të kryesisë së LDK’së dhe të këshillit të partisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0