Mustafa e tall ministrin e VV-së, ja si i quan zyrtarët e Qeverisë

HomePolitike

Mustafa e tall ministrin e VV-së, ja si i quan zyrtarët e Qeverisë

Isa Mustafa po i cilëson njerëz të papërgjegjshëm dhe me ambicie të sëmura zyrtarët e Qeverisë së shkarkuar që po lëshojnë akuza se kur LDK ishte në Qeveri kishte ulur papunësinë duke i larguar qytetarët nga Kosova.

Lideri i LDK’së ka thënë se një deklaratë e tillë është e sëmurë dhe po bëhet pasi zyrtarët e Vetëvendosjes po shërbehen me fyerje e akuza në mungesë të argumenteve.
Nuk e kam percjellur z. Bislimi. Këto ditë dëgjohen dhe lexohen lloj-lloj deklarata. Prodhohen tradhtarë, armiqtë të popullit, komunistë, rusof.ilë e kinezofi.lë. Shajnë e kërc.ënojnë. Kur mungojnë argumentet, njerëzit shërbehen me fyerje dhe sha.rje. Tregojnë nivelin e tyre të vërtetë, pavarësisht profesionit dhe punës që e bëjnë. Edhe një deklaratë e tillë prej një profesori të AUK-ut, do të ishte e sëm.urë”, ka thënë Mustafa.

Kjo përgjigje e Isa Mustafës erdhi pasi ditë më parë zyrtari i Qeverisë së shkarkuar, Besnik Bislimi u përfshi në një debat për uljen e papunësisë në kohën e pandemisë.
Ministri i Financave dhe Transfereve tha se Kosova numri i të papunëve u ulë në 6.6 për qind në kohën kur 90 për qind e ekonomisë është mbyllur si pasojë e pandemisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0