Musliu: Asnjëherë nuk e trajtuam me dinjitet luftën tonë për liri

HomePolitike

Musliu: Asnjëherë nuk e trajtuam me dinjitet luftën tonë për liri

Ganimete Musliu: Asnjëherë nuk e trajtuam me dinjitet luftën tonë për liri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu shpërndau sot në Facebook fotografi të luleve të bardha që pasqyrojnë simbolikën e 1133 fëmijëve të vr arë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ajo thotë se këto lule u keqpërdorën vetëm sa për të realizuar fotografi dhe institucionet asnjëherë nuk e trajtuan si duhet luftën për liri.

Postimi i plotë:

Kështu është kur plagët e dhimbjet e Kosovës keqpërdoren vetëm sa për të realizuar një fotografi. Këto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vr arë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës. Dhe nuk ka përshkrim më adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona.

“Asnjëherë nuk e trajtuam dinjitetshëm luftën tonë për liri. Kjo simbolikë është në oborrin e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0