Mourinho: Kane nuk do të ishte kaq special në skuadra tjera

HomeSport

Mourinho: Kane nuk do të ishte kaq special në skuadra tjera

Jose Mourinho thotë se Tottenham ka fatin që e ka Harry Kane, por që sulmuesi mund të mos jetë aq special në ndonjë klub tjetër.Kane ka shënuar 185 gola për klubin dhe Mourinho llogarit se lidhja e tij me Spurs e bën atë lojtar fantastik, përcjell GazetaBlic.“Unë mendoj dhe të gjithë mendojnë se ai është një lojtar fantastik dhe Tottenham është me fat që e ka atë sepse ai është lojtari, personi dhe djali i këtij Tottenhami,” tha Mourinho.

“Lidhja e tij me klubin e bën atë special dhe ndoshta në ndonjë klub tjetër ai s’do të jetë kështu. Ai është me të vërtetë i veçantë për ne. Sigurisht që ne dëshirojmë që ai të jetë i lumtur, të shënojë gola, dhe unë jam shumë i lumtur për të.”“Shpresojmë që në fillimn e sezonit të ardhshëm ai do të jetë edhe më i mirë”, përfundoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0