Moti gjatë fundjavës në Kosovë

HomeSociale

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Në fundjavë më ngrohtë, të shtunën vransira dhe diell. Nga e diela sërish me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Ditën e shtunë fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu parashihet të sjellin situatë pak më stabile sinoptike, me mundësi më të vogla për të reshura, edhe pse gjatë ditës do të ketë vransira. Ndërkohë masa më të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Afrika veriore do kushtëzojnë mot më të ngrohtë

Nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, sërish do të fillojnë të shtrihen mbi rajon. Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

13.06 – Shumë ngrohtë, intervale me vransira dhe diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

14.06 – Shumë ngrohtë. Paradite intervale me diell. Ditën vransira lokale, e pasdite më vonë reshje lokale shiu me bubullima.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1