‘Mos i përdorni! Rrisin me 2.3 herë shanset e v dekjes’, mjeku bën thirrjen urgjente

HomeAktualitet

‘Mos i përdorni! Rrisin me 2.3 herë shanset e v dekjes’, mjeku bën thirrjen urgjente

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, por edhe kolegëve të tij që të mos japin në fazat e para të infektimit me Covid ilaçe kortizonikë. Alimehmeti kujton dogmën e njohur të mjekësisë e cila thotë që më së pari nuk duhet të bëni dëm.

Sipas mjekut në rastet kur ka pasur mbingarkesë me ilaçe të panevojshme, është vënë re një rritje e vde kshmërisë me 2.3 herë, ndërkohë që rekomandon se këto lloj medikamentesh mund të përdoren vetëm në faza të avancuara të sëmundjes.

“PRIMUM NON NOCERE” Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”). Miqtë e mi! Një lutje për të gjithë! Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT! Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.

Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri. Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator. NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA!

AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS! Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:

Kortizonikët e rrisin vdêkshmërinë me 2.3 fish në total! Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdê kshmërinë me 35%. Vdêkshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial. Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi!

Pra: Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes! KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDE KJES! Kujtoni: PRIMUM NON NOCERE. Asnjë mjekim nuk është karamele. Mos i trajtoni si të tillë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0