Monitorojnë qytetarët rreth respektimit të masave anti Covid:Inspektorati e Policia e Kosovës sonte në aksion

HomePolitike

Monitorojnë qytetarët rreth respektimit të masave anti Covid:Inspektorati e Policia e Kosovës sonte në aksion

Dhjetëra inspektorë kosovarë e zyrtarë policorë sonte kanë dalë në terren për të inspektuar brenda kafiterive dhe rrugëve të ndryshme qytetarët të cilët eventualizht i thyEjnë rregullat e masave anti Covid.

Lajmin se inspektorët sot po zhvillojnë aksion e ka konfirmuar, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Inspektorët tashmë gjenden në terren. Inspektimet do të koordinohen me Policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve. Lusim qytetarët që t’i respektojnë masat anti Covid”, ka thënë Zemaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0