Momenti kur Donika Gërvalla tërhiqej zvarrë nga truprojat e Isa Mustafës (VIDEO)

HomeAktualitet

Momenti kur Donika Gërvalla tërhiqej zvarrë nga truprojat e Isa Mustafës (VIDEO)

Ish kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhjen e LDK-së në vitin 2016.

Ajo ishte penguar dhe ishte tërhequr zvarrë nga sigurimi i LDK-së në atë kohë.

Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e ish deputetes së LDK-së në atë kohë, Vjosa Osmani.
Edhe Osmani ishte larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla.

Madje, Osmani kishte paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj.

Gërvalla, e cila i ka rezistuar një kohë vendimit për të mos e lejuar të hyjë brenda, e kishte akuzuar Kryesinë e LDK-së.

Për në zgjedhjet e 14 shkurtit, Gërvalla i është bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, e cila është në listën e Vetëvendosjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0